Një sondazh i botuar nga agjencioni serb i lajmeve “Beta” thotë se 83.6% e serbëve të Kosovës s’u besojenë politikanëve, ndërsa 95% prej tyre besojnë se situata në Kosovë “nuk është e mirë”.
Më tej, siç e citon N1, më shumë se 57% mendojnë se gjërat “do të bëhen më keq” ndërsa 35% e tyre, e shohin situatën të “mbetet njëjtë”.
31% prej tyre, siç pretendohet në këtë sondazh, shkruan se “nuk e shohin veten duke jetuar më në Kosovë” ndërsa 90% e tyre kanë thënë se “ata dhe familjen e tyre nuk ishin të sigurt vitin e kaluar:”.
Sondazhi përfshiu 536 persona nga qershori deri në gusht 2023.