Ballina Europë Tubimet e fermerëve, Polonia paralajmëron vendimin ekstrem, reagon ashpër Kievi

Tubimet e fermerëve, Polonia paralajmëron vendimin ekstrem, reagon ashpër Kievi

62
0

Polonia dhe Ukraina janë në bisedime për mbylljen e përkohshme të kufirit mes dy vendeve mes bllokadës nga fermerët protestues, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk. Kievi ka mohuar se diskutime të tilla ishin duke u zhvilluar.

Njoftimi vjen pasi fermerët polakë vazhdojnë të bllokojnë pikat kufitare në shenjë proteste kundër importit të grurit ukrainas. Ata pretendojnë se prodhuesit nga vendi fqinj kanë një avantazh të padrejtë, duke qenë se nuk duhet të respektojnë rregulloret e BE-së ose të paguajnë taksat e BE.

“Ne po flasim gjithashtu me palën ukrainase për një mbyllje të përkohshme të kufirit dhe shkëmbimin e mallrave,” tha Tusk të mërkurën.