Një 36-vjeçar me inicialet Z. M., është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas një konflikti me sende të forta me një 54-vjeçar të identifikuar me inicialet L. Th, pasi ditën e djeshme këta dy shtetas, të dy banues në Paskuqan kanë degraduar sherrin e tyre deri në dhunë fizike.
Për shtetasin L. Th., mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë, dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Z. M., 36 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Th., 54 vjeç, të dy banues në Paskuqan. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Mustafa Lita”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi L. Th., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.