Ballina Kosovë Vetëvendosja i thotë jo koalicionit qeverisës me LDK-në në Prishtinë

Vetëvendosja i thotë jo koalicionit qeverisës me LDK-në në Prishtinë

96
0

Më 8 shkurt është prishur koalicioni qeverisës mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.

Shfuqizimi i vendimit për Badovcin, ishte arsyeja e prishjes së koalicionit sipas Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli pas këtij njoftimi deklaroi se kjo parti është tërhequr nga të gjitha pozitat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re.

Se a do të ketë bashkëpunim me ndonjë parti nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë janë deklaruar për media.

Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës tha se VV-ja nuk është në bisedime me asnjë parti për koalicion.

Sveçla deklaroi se së pari duhet të emërohet kryesuesi i Kuvendit.

“Nuk jemi në bisedime me askënd, jemi brenda subjektit tonë dhe duke i analizuar rrethanat e reja. Nuk kemi ndonjë qëllim të caktuar në këtë fazë hapi i radhës duhet të jetë emërimi i një kryesuesi që me u funksionalizuar Kuvendi. LVV nuk do të bëjë koalicion me LDK në Prishtinë”, u shpreh Sveçla.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka deklaruar të mërkurën se kryeqyteti nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se pavarësisht se LDK-ja aktualisht nuk e ka shumicën në asamblenë komunale është duke punuar për këtë gjë.

Pas deklaratës së Zogajt, ka reaguar shefi i asamblistëve në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Gëzim Sveçla.

Ai thotë se zyrtarët komunal kanë probleme për dallimin e proceseve që zhvillohen në Kuvend.

Sveçla tha se as në plan nuk janë zgjedhjet.

“Zyrtarët komunal në Prishtinë kanë probleme me i dalluar proceset të cilat zhvillohen, ne kemi çështje që kanë të bëjnë me Kuvendin Komunal që është legjislativi dhe ligji për me qeverisë dhe e kemi shumë të qartë se kur shkon një kuvend në zgjedhje e tash as nuk është rasti për zgjedhje dhe as nuk flitet për këtë çështje”, thotë Sveçla.

Deklarata e Zogajt, se LDK-ja do ta fitoj shumicën, Sveçlës i dukët politike.

Ai thotë se qytetarët e kanë në dorë votën.

“Se LDK-ja do del e para kjo është deklaratë politike dhe s’kam si me gjykuar, qytetari është ai që vendos se kush del i pari. Tradicionalisht në LDK nga zyrtarët e lartë kanë thënë që nuk vendos qytetari mirëpo realiteti e dëshmon të kundërtën që qytetari e vendos atë”, ka përfunduar Sveçla.

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në seancën e jashtëzakonshme me 27 vota për ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në Badovc.

Prezent në momentin e votimit ishin vetëm 32 asamblistë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij vendimi ishte thirrur me kërkesë të LVV-së dhe mbështetje të PDK-së e cila është në koalicion qeverisës me LDK-në në kryeqytet.