Ballina Politika “Viti i ri akademik nis në shtator me 31 studentë”, Manastirliu dhe...

“Viti i ri akademik nis në shtator me 31 studentë”, Manastirliu dhe Mogherini firmosin marrëveshjen për hapjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë

102
0

Ministrja e Arsimit dhe Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini firmosin marrëveshjen për hapjen e kampusit të ri në Tiranë.

Në fjalën e saj Mogherini bëri me dije se nga 241 aplikime nga 41 kombësi të ndryshme, janë pranuar 31 studentë për vitin e ri akademik që do të nisë  në shtator. Mogherini bëri me dije më tej se nuk do ofrohet vetëm master, por edhe trajnime e formim ekzekutiv i zyrtarëve në rajon e përtej tij.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë. Viti akademik do nisë në shtator me 31 studentë me një program të nivelit master për transformimin e integrimin europian me fokus të veçantë në BE dhe Ballkanin Perëndimor.

Kemi çelur procesin e pranimit në tetor dhe sot kemi marrë 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi. Kontrolluam dhe përzgjodhëm më të mirët. Kemi kryer mjaft intervista individuale për të zgjedhur studentët dhe nga numri përfundimtar kishim 34 kombësi.

Ka një kërkesë dhe ky projekt po haset me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Do nisim brenda pak muajsh aktivitetet brenda kolegjit. Do nisim aktivitetin e parë që do zhvillohet më 9 maj për ditën e Evropës së bashku me delegacionin e BE për fuqizimin e grave.

Do ofrojmë trajtime dhe formim ekzekutiv të zyrtarëve në rajon e përtej tij”, tha ajo.

Nga ana e saj, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes shënon hyrjen në një fazë të re, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare është e përkushtuar që t’i ofrojë Koelgjit tëq Europës një kampus krejt të ri.

“Ritmi bashkëpunimi me partnerët tanë, ka qenë i jashtëzakonshëm. Po nënshkruajmë marrëveshjen me Kolegjin e Europës dhe Universitetin e Tiranës që do garantojë funksionimin e plotë të kolegjit duke nisur nga ky vit akademik deri në kampusin e ri.

Jam e kënaqur që streha e parë e Kolegjit të Evropës do jetë në Universitetin e Tiranës.

Streha e parë e kolegjit të Evropës, vendi ku studentët shqiptarë do studiojnë për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, vendi ku studentët shqiptarë kanë hedhur hapat e parë historik.

Ky moment shënon hyrjen në një fazë të re. Jemi të përkushtuar ti ofrojmë kolegjit të Evropës një kampus krejt të ri. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt-idenë e parë dhe parashikojmë që të nisë zbatimin qysh prej këtij viti.

Pritet të jetë një strukturë e veçantë që mishëron ekselencën e këtij institucioni dhe ambicien tonë për arritjen e standarteve arsimore drejt anëtarësimit në BE”, tha Manastirliu.