Ballina Ekonomia Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë, Denaj: Ejani investoni në agroturizëm...

Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë, Denaj: Ejani investoni në agroturizëm e bujqësi

52
0

Fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, shtimi i shkëmbimeve tregtare dhe rritja e investimeve, ishin në fokus të takimit ‘Vizion 2030’ të zhvilluar në Tiranë mes sipërmarrësve nga Arabia Saudite dhe bizneseve vendase.

Edhe pse në rritje Hasan Mujeb Al-huwaizi, kreu i Federatës së Dhomave Saudite, theksoi se bashkëpunimi mes vendeve nuk është aty ku duhet.

“Shkëmbimet mes dy vendeve nga 5 milionë dollarë në vitin 2015, arritën në 16 milionë dollarë në vitin 2022, por ende ka arritur në nivelin e dëshiruar, veçanërisht përsa i përket eksporteve me republikën e Shqipërisë”, tha Al-huwaizi.

Ministrat shqiptarë ftuan bizneset të investojnë dhe bashkëpunojnë me sipërmarrjen vendase në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Produktet e bimëve medicinale konkurrojnë denjësisht, edhe pse automatizimi dhe përpunimi i tyre mbetet prapa. Mendoj që atë që keni arritur ju me automatizimin, duhet të krijohet një sinergji tjetër për të zhvilluar bizneset në sektorin e bimëve medicinale. Kemi një kapacitet ende të pa eksploruar drejt mbjelljes së çdo sipërfaqe toke me ullinj, të rrisim cilësisë dhe eksportit. E gjithë oferta e agroturizmit të shkoj drejt një agroturizmi cilësor, ekonomi e shkallës, aty ku certifikimi për këtë sektor siguron përfitime fiskale. për të gjithë agroturizmat e certifikuar: 6% e TVSH, 5% tatim mbi fitimin dhe duke e zeruar taksën e infrastrukturës”, tha Anila Denaj, ministre e Bujqësisë e Zhvillimit Rural.