Ballina Europë Ekzekutoi Bledar Dedjan, autori 17-vjeçar trondit me dëshminë e tij: Njohja nisi...

Ekzekutoi Bledar Dedjan, autori 17-vjeçar trondit me dëshminë e tij: Njohja nisi rreth 1 vit më parë, prostitucioni na…

102
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja i cili u gjet i masakruar në pyll më 21 janar në Paderno del Grappa në Itali. Mësohet se nga hetimet e kryera dhe arrestimi i një 17-vjeçari i cili është autor i vrasjes është zbuluar edhe një rrjet i gjerë prostitucioni me fëmijë.

17 vjeçari ka treguar njohjen me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë. Ai gjithashtu ka rrëfyer për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.

“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e të riut.

Ende nuk dihen motivet e krimit dhe pse i mituri u paraqit me një thikë kuzhine në brez me të cilën ekzekutoi me brutalitet shqiptarin. Pas një përleshjeje, i mituri e qëlloi disa herë me thikë shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend me një goditje që i preku mushkrinë. I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit, çka bëri të mundur dhe identifikimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se pas krimit, ai mori thikën me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja. Dyshohet se i mituri dhe 39-vjeçari shqiptar kishin marrëdhënie intime me njëri tjetrin. Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ishte një përdorues i aplikacioneve të takimeve online.