Ballina Aktualitet Fotoreporteri që shkrepi foton virale të Zelenskyt dhe Vuçiçit në Tiranë: Ja...

Fotoreporteri që shkrepi foton virale të Zelenskyt dhe Vuçiçit në Tiranë: Ja kush është më ‘pikantja’

117
0

Një foto e presidentit Volodymyr Zelensky duke shikuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç u bë virale në rrjet nga samiti në Tiranë për Ukrainën.

Fotoreporteri, Aramando Babani që arriti të shkrepte këtë foto, tregoi për Report Tv ‘sekretet’ dhe çfarë nuk u pa nga syri i publikut nga ky samit.

“Çdo fotoreporter të njëjtën gjë do kërkonte. Serbia është i vetmi vend që është rreshtuar krah Rusisë, kështu që normalisht për një fotoreporter vëmendje do ishte tek ata dy persona.

Është më se normale kur futesh të bësh një punë e di çfarë kërkon, e di ku përqendrohesh.

Ato që kam parë unë dhe ju si keni parë, unë i kam publikuar. Në një samit ku mund të jenë më qindra i objektivë kamerash dhe fotoreporterësh është e pamundur që të shpëtojë diçka pa u treguar”, thotë Babani.

Ndër fotot më të bukura veçon atë të Zelensky duke qeshur me Ramën.

“Fotoja më pikante mendoj që është momenti i pritjes kur Zelsnky bashkë me Ramën janë duke qeshur. Ajo është më pikantja e momentit se del pak nga protokolli zyrtar.”

Kujtojmë që Serbia është i vetmi vend nga perëndimi që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke refuzuar të bashkohet me aleatët.