Policia ka zbardhur një vjedhje të kryer në Elbasan dy ditë më parë, ku janë identifikuar edhe dy autorët. Një prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Gjithashtu është proceduar penalisht 28-vjeçari që bleu pajisjet e vjedhura nga banesa. I proceduar akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Zbardhet një vjedhje në banesë, e kryer 2 ditë më parë.
Identifikohen 2 autorët e dyshuar. Arrestohet njëri prej tyre (i dënuar më parë, për vjedhje) dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.
Procedohet penalisht 28-vjeçari që bleu pajisjet e vjedhura.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas denoncimit për vjedhje në një banesë në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan autorët e rastit, kapën dhe vunë në pranga njërin prej tyre, shtetasin E. B., 32 vjeç, si dhe po punojnë për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit N. L., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan.
2 shtetasit, dyshohet se më datë 28.02.2024, kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S.
Shërbimet e Policisë gjetën pajisjet e vjedhura, të cilat ishin blerë nga shtetasi D. K., 28 vjeç. Për këtë arsye, për 28-vjeçarin filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.