Ballina Aktualitet I shpëtoi dy atentateve me armë zjarri nga “ushtari” i Dumanit, Aredin...

I shpëtoi dy atentateve me armë zjarri nga “ushtari” i Dumanit, Aredin Behari paraqitet në GJKKO

35
0

Është paraqitur pranë zyrave të Gjykatës së krimeve të Posaçme Aredin Behari, objekti i dy sulmeve me armë zjarri, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit.

Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Beharit.

Për eliminimin e tij, Albert Pashaj kontaktoi “ushtarin” e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, të cilin e ka paguar 80 mijë euro.

Ky i fundit ka porositur dhe ka kontaktuar bashkëpunëtorin e tij Skerdi Tase.

Tentativa e parë në 2017-ën ka dështuar, pasi Behari i pikasi dhe u shtri përtokë. Ndërsa në 2019-ën, Henrik Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi.