Ushtria izraelite ka nevojë urgjente për të paktën 7 mijë ushtarë, përveç atyre të parashikuar tashmë në draftin e ardhshëm, për të plotësuar vakancat e shkaktuara për shkak të luftës në Gaza, si dhe për të përballuar kërcënimet e reja nga Hamas dhe një sërë shtetesh aleate të grupimit palestinez.
Gazeta izraelite “Yediot Ahronot” shkruan se brenda forcave të armatosura izraelite parashikohet edhe trajnimi i 7500 efektivëve të tjerë.
Gjatë luftës, saktëson gazeta, ushtria ka pësuar 582 humbje, si dhe disa mijëra të plagosur “fizikisht edhe mendërisht”, të cilët nuk mund të kthehen më në repartet e tyre.
Humbje shumë të rëndësishme, shton gazeta, kanë ndodhur në mesin e oficerëve që kanë qenë vazhdimisht në vijën e parë të luftimeve.