Ballina Europë Qindra qytetarë mblidhen para kishës për lamtumirën e fundit në Navalyt, prani...

Qindra qytetarë mblidhen para kishës për lamtumirën e fundit në Navalyt, prani e lartë policie

177
0

Qindra qytetarë janë mbledhur në kishën ku do të mbahet ceremonia mortore e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Siç shihet edhe në këto pamje, qytetarët janë mbledhur para kishës, ndërkohë që në vend ka prani të lartë të forcave policore.

Të shumtë janë qytetarët që qëndrojnë në heshtje, ndërsa të tjerë me lule në duar.

Trupi i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i është dorëzuar familjes. Këtë e ka bërë të ditur në X zëdhënësja e Navalny.

Varrimi i Navalny është planifikuar për në orën 12:00 me orën shqipatre në Kishën e Ikonës së Nënës së Zotit në Moskë.