Ballina Politika Rithemelimi shkon në ngujim? Gështenja: Do vazhdojmë aksionin në Parlament, e vetmja...

Rithemelimi shkon në ngujim? Gështenja: Do vazhdojmë aksionin në Parlament, e vetmja formë që qeveria të tërhiqet

39
0

Deputeti Lefter Gështenja ka folur lidhur me aksionin opozitar dhe vijueshmëria e tij.

Ai u shpreh se do të vazhdojnë me kaosin në Kuvend, duke deklaruar se kjo është e vetmja formë që mund ta bëjë qeverinë të tërhiqet dhe të plotësojë kërkesat e tyre, për Komisionet Hetimore dhe për zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre në Reformën Zgjedhore.

I pyetur nëse do të shkohet deri në ngujim apo grevë urie, sikurse kanë qarkulluar informacione në media ditët e fundit, ai tha se duhet t’ia lënë një momenti tjetër këtë përgjigje.

“Le t’ia lemë një momenti tjetër. Nuk them se është e tepër si pyetje… Por, ne duhet të vazhdojmë aksion opozitar në Parlament dhe në terren me njerëzit. E vetmja rrugë që kjo qeveri të tërhiqet. Pse trembet mazhoranca nga kërkesat tona kushtetuese?”, u shpreh ai ndër të tjera në studion e “Breaking” në “Top News”.