Ballina Politika Shqipëria do prodhojë armë për Ukrainën, sa rrezikohemi nga Rusia? Ngjela zbulon...

Shqipëria do prodhojë armë për Ukrainën, sa rrezikohemi nga Rusia? Ngjela zbulon detajet e bujshme: Ata që e kanë marrë përsipër që…

64
0

I ftuar në një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela tha se ‘nuk është zgjedhur kot Shqipëria të vinte Zelensky këtu’ dhe se ata që e kanë marrë përsipër që Shqipëria të jetë një qendër e tillë, do i japin edhe mbrojtje.

Jemi në NATO. Luftë  botërore. Po të mos ishim në NATO nuk bëheshim kto, Nuk është zgjedhur kot Shqipëria të vinte Zelensky këtu, ka miliarda amerikanë të perëndimit që vazhdon luftën. Po ta shikosh nga analiza ime, krijimi i luftës të Ukrainës, është hakmarrje kundër luftës së Vitenamit. Atje ishte ndryshe ekuacioni se hyri Amerika. E mbajti Moska me armë, këta ikën e kuptuan që ishte luftë pafund. Këtu janë ndërruar polet. Nuk është me Vitenami, por Ukraina. Luftën e filloi Rusia ka rënë në kurth. Pse duhet të bëhet në Tiranë kjo? Koha do ta tregojë për ata, në marrëveshje kanë edhe prodhimin e armëve. Këta do bien teknologji të re. Çfarë rreziku do kemi? Do kishim rrezik nëse Rusia do fitonte luftën me Ukrainë. Ka pasur shpenzime të mëdha Rusia, keni për ta parë. Nuk bëhen kot këto. Lidhja është te bazat, njëra ka filluar. Dy janë detare, Porto Romano, mendohet edhe në Karaburun. Po merr fuqi të madhe Shqipëria në funksion të globalizmit, në funksion të mbrojtjes. Gjithmonë kundër Rusisë, Ata që e kanë marrë përsipër që Shqipëria të jetë një qendër e tillë, t’i japin mbrojtje Shqipërisë, me shërbime.”-tha Ngjela.