Ballina Politika Takimi i 10-të Ministror i Këshillit Këshillimor, Rama në Azerbajxhan, nënshkruhen disa...

Takimi i 10-të Ministror i Këshillit Këshillimor, Rama në Azerbajxhan, nënshkruhen disa marrëveshje

31
0

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë marrë pjesë në takimin e 10-të të Ministror të Këshillit Këshillimor që u mbajt në Baku, Azerbajxhan, këtë të premte (1 mars).

Në një postim në Facebook, zv.kryeministrja, njëherazi edhe ministrja e Energjisë, bën me dije se po ashtu u zhvilluan edhe një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike.

Mirëmëngjes nga Baku! Në nisje të një dite të rëndësishme, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama , do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, por në rang europian”, shkruan Balluku.

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu u zhvillua edhe takimi i dytë i Ministralit Këshillimor për Energjinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje, teksa u diskutua edhe lidhur me regjimin pa viza të qytetarëve shqiptarë