Nga Skënder Sadri KAPITI
Të vërtetat se pse PD e Shqipërisë është në këtë gjëndje janë trashëginia komuniste, autokracia, korrupsioni dhe servilizmi. Duhet që cdo antar i Partisë Demokratike ta ngrejë zërin për të thënë me guxim dhe hapur të vërtetat se përse Partia Demokratike dhe opozita ndodhen sot keshtu dhe pse ajo arriti deri në këtë gjëndje.
Demokratëve u duhet thënë e vërteta, atë të vëtetë që po e nxjerr në dritë cdo ditë e më shumë koha. Demokracia është liri dhe hapje rruge për më të mirën,dhe jo pengim e bllookim. Edhe nëse ke ndonjë meritë politike, kjo nuk do të thotë se për “hatër” të asaj merite nuk duhet të largohesh kur e shikon se bëhesh pengesë, dhe kur gjërat nuk funksionojnë si duhet.
Po pse akoma nuk është kuptuar nga shumë demokratë se Edi Rama qeveris prej faktit të gjëndjes së mjerueshme ku paria e PD-së e ka katandisur PD-në?
Po pse duhet që demokratët të sakrifikojnë për individë të vecantë, për interesat e tyre dhe të një grupi pengmarrësish të cilët e kanë kapur PD-në?
Po a nuk dihet që ndryshimin dhe PD vjen në pushtet nëse PD mbështetet nga SHBA, Britania dhe BE dhe nëse PD mbështet Veting-un , reformën në drejtësi dhe luften kunder korrupsionit?
Koha fton demokratët për ndryshim, dhe ndryshimi kërkon dhe e sjell e vërtëta,korigjimi dhe ndarja me të shkuarën komuniste, ndarja nga korrupsioni, nga servilizmi dhe nga autokracia e nepotizmi.Nuk vjen ndryshimi, dhe nuk sjellin besim e shpresë individët e konsumuar e të dështuar politikisht dhe ata me rekorde korrupsioni.
Nuk kanë besim antarësia, shoqëria civile dhe madje as ndërkombëtarët për t’ua besuar dhe për të shpresuar te ata individë të cilët e duan Partinë Demokratike vetëm për interesa personale, për një mandat deputeti e kuvendari bashkiak.
Nuk sjellin besim e shpresë ata individë që janë deputetë të PD-së, ata që janë servilë të cilët i servilosen edhe pushtetit, qeverisë dhe ministrave të qeverisë së sotme për të punësuar të afërmit e familiarët e tyre; nuk sjellin besim e as shpresë për ndryshim ata që janë bashkeortakë me qeveritarët e pushtetarët në korrupsion dhe në tendera.
Këto janë disa të vërteta. Dhe është e vërteta dhe vetëm ajo do t’a ringrejë e reformojë Partinë Demokratike.
Partia Demokratike nuk ringrihet dhe nuk sjell shpresë nëse ajo nuk shërohet nga plagët e rënda që e kanë gërryer atë. Pothuajse askush nga ata që janë sot deputetë apo drejtues në strukturat e larta nuk thonë të vërtetat se përse Partia Demokratike është sot në këtë gjëndje, sepse asnjëri prej tyre nuk është tërësisht i pastër dhe i painfektuar nga ndonje nga këto të këqija që e kanë mbërthyer PD-në si trashëgia komuniste, korrupsioni, paaftësia, servilizmi dhe nga tradhtia e pasinqeriteti me antarësinë e Partisë Demokratike.
Vetëm poshtë në bazë në Partinë Demokratike ka individë të pa trashëgimi komuniste, të pakorrupruar dhe jo servil.Është e vështirë që të riorganizohet PD sot , sepse po rezulton se asnjëri prej atyre të cilët duan që ta marrin liderin e kryetarllëkut të saj, të gjithë pothuajse karrierën politike në PD e kanë vetëm për meritën e servilizmit ndaj Berishës, shërbesës ndaj autokracizmit të tij, pra karrierën e kanë arritur nën hijen e tij.
Kështu e pësojnë Partitë diktatoriale dhe ato autokratike.