Ballina Aktualitet Aksident i frikshëm në qendër të Elbasanit, dy makina bëhen copash, njëra...

Aksident i frikshëm në qendër të Elbasanit, dy makina bëhen copash, njëra prej tyre përfundon brenda në lokal

105
0

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një nga automjetet përfundoi në një nga lokalet e ndodhura në bulevardin kryesor “Aqif Pasha”.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë për t’u dërguar për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht raportohet për lëndime të lehta. Policia ka nisur hetim për zbardhjen e plotë të aksidentit.