Ballina Lifestyle Amarda Toska ndalohet në aeroportin e Zyrihut, ja për çfarë “krimi” akuzohet...

Amarda Toska ndalohet në aeroportin e Zyrihut, ja për çfarë “krimi” akuzohet biznesmenia

56
0

Aktori Ermal Mamaqi, së fundmi ka dhënë një intervistë në një emision televiziv, ka rrëfyer ngjarjen më të frikshme që i ka ndodhur bashkëshortes së tij, AmardaToska, dhe fëmijëve të tyre teksa ktheheshin nga Zvicra për në Tiranë.

Aktori u shpreh se Amin së bashku me fëmijët i ka ndaluar policia në aeroport dhe i ka mbajtur për tre orë.

Gazetarja: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjalt”?

Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve.

Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët.

I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.