Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë, duke përmendur kështu edhe funksionimin e kriminalitetit në veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë.
Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për “Listën Serbe”, duke thënë se kjo parti ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.
Siç citohet nga ky medium, Kurti ka thënë se Lista Serbe flet për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet “kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.
Ai thotë se Serbia nuk bën gjë, pasi Kosova është nën mbrojtje të SHBA.
Sipas avokatit, SHBA është e domosdoshme për ekzistencën e Kosovës.
“Nuk bën dot gjë Serbia. Kosova është nën mbrojtjen amerikane…
Kurti po duket se ka shkuar sërish atje ku ka qenë. Se ai i Serbisë ka qenë… Të shohim si do shkojnë ngjarjet…
Nuk mund të vijojë më në krye të Kosovës një antiamerikan i deklaruar si Albin Kurti…
Po bëhet pengesë. Nuk besoj se do ta ketë të gjatë.
Amerika është domosdoshmëri për ekzistencën e Kosovës”, përfundoi avokati Spartak Ngjela.
Kujtojmë që Kurti ka folur edhe për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE.
“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.