Ballina Politika Avokati i Berishës zbulon arsyen e përzënies së Irena Gjoka-Maneku-Spata nga Greqia

Avokati i Berishës zbulon arsyen e përzënies së Irena Gjoka-Maneku-Spata nga Greqia

78
0

Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me pretendimet se kryterja e GJKKO-së Irena Gjoka (Maneku) ka përdorur dhe mbiemrin Spata, si dhe është shpallur “non grata” nga një vend i huaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ajo është shpallur person “i padëshirueshëm” nga Greqia. Sipas tij, asaj i është dashur mbiemri Spata për t’u martuar me një shtetas grek dhe këtë mbiemër e ka siguruar përmes një certifikate false në Shqipëri.

Gjokutaj shton më tej se ky falsifikim është identifikuar nga komisariati i Policisë së Janinës, ku Irena Gjoka ka edhe gjurmët dialtiloskopike të gishtërinjëve në kartelën e saj.

Avokati bën me dije më tej se Irena Gjoka në vitin 2017 ka bërë një blerje prej afro 90 mijë eurosh në Greqi, për të cilën ka marrë 20% të blerjes së faturës mbrapsht në kufi.

Irena Gjoka (Maneku) Kryetarja e GjKKO i eshte dashur mbiemri Spata dhe per kete arsye ka siguruar nje çertifikate false ne Shqiperi!

Qëllimi ka qenë per tu martuar me nje shtetas grek!

Ky falsifikim eshte identifikuar nga Komisariati i Policise se Janines!

Zonja Irena Maneku Gjoka Spata ka edhe gjurmet daltiloskopike te gishtave ne kartelën e saj ne Policine e Janinës!

Ne vitin 2017 ka bere nje blerje afro 90 mije € ne Greqi per te cilen ka marre 20% te fatures se blerjes mbrapsht ne kufi!