Prej shumë vitesh dhjetëra familje të komunitetit rom jetojnë në hyrje të by- passit në Shkodër, ndërsa kushtet ku ato jetojë janë shumë të vështira.
Ndërsa mbeturinat e depozituara prej kohësh janë kthyer në shqetësim edhe për qytetarët të cilët zgjedhin të bëjnë shëtitje pranë liqenit të Shkodrës.
Problem për këtë komunitet janë kushtet higjienike për shkak te mungesës se kanalizimeve por edhe mungesa e banesave, ato jetojnë prej më shumëse 20 vitesh në disa baraka të ndërtuara vet.
Në Shkodër mësohet se të deklaruar që jetojnë janë rreth 500 banor? romë, ndërsa shumica e tyre janë të pa regjistruar.
Problem për ta vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit.