Ballina Aktualitet Shpërthimi në Lushnjë, ja çfarë ka mbetur në magazinën ku ndodhi ngjarja

Shpërthimi në Lushnjë, ja çfarë ka mbetur në magazinën ku ndodhi ngjarja

208
0

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një magazinë pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës.

Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 24 vjeç mbetën të vdekur nga shpërthimi që ndodhi në vinçin me të cilin të dy punonin.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shpërthimi ka ndodhur kur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë ndërsa nuk përjashtohet pista e shpërthimit të një bombole të madhe që  vinçi po transportonte.

Një ditë pas shpërthimit, në magazinë gjithçka është shkatërruar ndërsa grupi i ekspertëve  hetojnë mes rrënojave për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që sollën tragjedinë.