Ballina Europë Atentat me armë zjarri ndaj dy të rinjve moshatarë në Romë, policia...

Atentat me armë zjarri ndaj dy të rinjve moshatarë në Romë, policia zbardh detajet e ngjarjes

96
0

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në periferi të Romës.

Sipas mediave të vendit fqinj të lënduarit janë dy shqiptarë 26-vjeçarë, të dënuar për drogë. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se ndaj tyre është qëlluar teksa ndodheshin në bordin e një makine të marrë me qera.

Ata kanë dëshmuar se një automjet ndaloi pranë makinës së tyre dhe prej saj doli një person i cili qëlloi me armë zjarri. Autori ka qëlluar të paktën katër herë.