Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas inaugurimit të bazës së NATO-s...

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë: Mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

111
0

Ambasada amerikane ka uruar Shqipërinë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada thekson se kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë.

“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes.

I Ngarkuari me Punë David ëisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë. ëisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë.”, thuhet në reagim.