Ballina Politika Baza e NATO-s në Kuçovë/ Asllan Dogjani: U ftuam, por na lanë...

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Asllan Dogjani: U ftuam, por na lanë pa karrige

137
0

Deputeti i Rithemelimit, Asllan Dogjani ka reaguar përmes një postimi në Facebook për ceremoninë e hapjes së bazës së NATO-së në Kuçovë.

Opozita ishte e ftuar, mirëpo Dogjani thotë se deputetët e opozitës u larguan pasi nuk kishte karrige për të për t’u ulur. Këtë ai e quan një sjellje arrogante të qeverisë.

“E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës”, ka reaguar Dogjani.