Ballina Rajoni Bëri për spital partneren, e pëson keq shqiptari në Greqi

Bëri për spital partneren, e pëson keq shqiptari në Greqi

89
0

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ra në prangat e autoriteteve, pasi sulmoi partneren e tij 35-vjeçare dhe e plagosi rëndë në kokë.

Ngjarja, sipas mediave greke, ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia.

Autori ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar 35-vjeçaren, duke e goditur në kokë. Ajo është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

Fqinjët që kanë dëgjuar zëra kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

Më pas, 25-vjeçari u zhduk për t’u gjetur nga policia në zonën e Karditës. Ndaj tij është ngritur rasti për lëndim të rrezikshëm trupor.