Ballina Politika “Do ndihmojmë që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO/ Hapja...

“Do ndihmojmë që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO/ Hapja e bazës ajrore, reagon Partia e Lirisë

149
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se përzgjedhja e Kuçovës nga NATO për vendosjen e bazës ajrore është vlerësim i Aleancësd për Shqipërinë.

Ilir Meta: Partia e Lirisë përshëndet ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe e vlerëson si një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare, atë rajonale dhe të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

Partia e Lirisë është e përkushtuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe garanton se do të mbështesë fuqimisht edhe në të ardhmen bashkëpunimin strategjik me Aleancën.