Ballina Politika Ilir Meta ‘braktis’ Kryemadhin: Nuk mbaj përgjegjësi për asnjë, as për vajzën,...

Ilir Meta ‘braktis’ Kryemadhin: Nuk mbaj përgjegjësi për asnjë, as për vajzën, veç për veten time! Sulmon prokurorët e SPAK: Zarat e Edi Ramës

61
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.

Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Krymadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin.

Ju mund t’i drejtoheni vetë zonjës Kryemadhi. Janë dy çështje të ndara me thikë, i raportit tim politik me zonjën Kryemadhi. I cili nuk është ndonjë raport që ka shkëlqyer shumë, për hir të së vërtetës, për shkak të ndonjë vendimi të marrë prej saj në të kaluarën. Siç ka qenë ai i djegies së mandateve dhe i raportit me të si bashkëshorte. Ku ajo me thënë të drejtën është një shembull shumë i mirë sa i takon edukimit, mbarëvajtjes së fëmijëve. Tani për këtë çështje unë kam vetëm një përgjigjje: S’mbaj përgjegjësi tani, se dikur thosha mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën e vogël se nuk i kishte bërë 18 vjeç, por tani i bëri dhe ajo 19 vjeç. Kështu që nuk mbaj përgjegjësi për asnjë njeri për çdo sjellje në raport me ligjin. Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarët se sjellje ime në raport me ligjin, në raport me kushtetutën ka qenë perfekte”, tha Meta.