Merxhan Çeliku, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për mashtrime nëpërmjet Call Centera-ve, është arrestuar nga policia në Dubai.
32-vjeçari sipas policisë, fshihej në Emiratet e Bashkuara dhe u arrestua në kuadër të operacionit ‘Platformat’, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Merxhan Çeliku, pjesë e grupit të Amant Josifit, dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, për të investuar në tregjet online, u kanë zhvatur të huajve rreth 6.1 mln euro.
Grupi ku dyshohet se merrte pjesë Meraxhan Çeliku, akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash.’- njofton policia.
Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.