Ballina Politika Sot mblidhet Kuvendi, ja cilat janë 3 projektligjet e rëndësishme që pritet...

Sot mblidhet Kuvendi, ja cilat janë 3 projektligjet e rëndësishme që pritet të diskutohen

115
0

Këtë të hënë do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e radhës plenare.

Seanca pritet të fillojë në orën 17:00. Në rendin e ditës së sotme janë 3 projektligje me rëndësi.

Në rendin e ditës ka diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Por, ashtu si në seancat e kaluara, edhe këtë të hënë pritet të ketë zhvillime.

Grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të aktivitetit të Kuvendit.

Nga ana tjetër, sot do të mblidhen edhe 4 komisione. Ato të Ligjeve dhe Veprimtarisë Prodhuese do të zhvillohen online, ndërsa ai për Çështjet Europiane do të jetë në Kryesinë e Kuvendit.

Komisioni për Edukimin pritet të zhvillojë dy mbledhje, një në orën 12:00 online dhe një në 13:00 në Bibliotekën Kombëtare.