Ballina Politika “Sy më sy” me njëri-tjetrin, Spiropali i mban në dorë pankartën Nokës...

“Sy më sy” me njëri-tjetrin, Spiropali i mban në dorë pankartën Nokës duke i buzëqeshur

82
0

Edhe këtë seancë plenare deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin e bllokimit të punimeve noramle të Kuvendit.

Gjatë seancës, Flamur Noka ka shkuar drejt ministres Spiropali, të cilës i ka vendosur një pankartë mbi tryezë.

Por ministrja ka reaguar me sportivitet, duke buzëqeshur, madje duke mbajtur në duar pankartën e Nokës.

Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe zhurmuesit të cilët janë mbajtur nga Flamur Noka dhe Bledon Nallbati.

Flamur Noka nuk ka lejuar punimet normale të Kuvendit, teksa i ka ndërprerë fjalën me zhurmuesin deputetit Vullnet Sina, pas kësaj situate, Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare.