Adrien Rabiot dëshiron të qëndrojë te Juventus. Mesfushori i ka dhënë prioritet rinovimit me Juventusin, pavarësisht interesimit të disa top klubeve evropiane. Tottenham, në veçanti, ka lëvizur për futbollistin, por Rabiot nuk është i interesuar.
Francezi arriti së fundmi arriti në 200 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”. Në këtë sezon, deri më tani ai ka zhvilluar 23 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhuruar 3 asiste. 28-vjeccari ka mbajtur veshur më parë fanellën e Toulouse dhe PSG. Rabiot ka kontratë me skuadrën nga Torino deri në qershor 2024. Për të mësuar 100% të ardhmen e lojtarit, do na duhet të presim, të paktën deri në verë.