Ballina Aktualitet “Tradhtia që i është bërë Ahmetajt…”, analistja e njohur ngre akuza ndaj...

“Tradhtia që i është bërë Ahmetajt…”, analistja e njohur ngre akuza ndaj SPAK: Po vepron me dy standarde ndaj zyrtarëve

91
0

Analistja Anduena Llabani deklaron se reforma në drejtësi nuk do kishte rëndësi pa një standard.

Nga një studio e televizive, ajo tha se në dyert e SPAK kemi parë zyrtarë që nuk kanë qenë të prekur nga organet hetimore.

“Standardi Altin Dumani, apo standardi Arben Kraja? Organi i akuzës është promotor, ai që vë në lëvizje gjithë sistemin e drejtësisë.

Gjykatat janë anatemuar jashtëzakonisht shumë, pasi politika është përpjekur që ti ketë të sajat.

Por ajo që sot opinioni publik kërkon, është standardi i Altin Dumanit, i cili na ka bërë të kuptojmë që në dyert e prokurorisë të dalin njerëz që janë shumë pranë kryeministrit dhe shumë pranë qeverisë.

Ka prokurorë që janë shumë tolerantë me politikanët dhe të tjerë që janë shumë strikt.

Standardi është që një zyrtar i dyshuar për korrupsion të shkojë para gjykatës që në fund reforma të ketë një kuptim.

Zoti Ahemtaj, procesin për strehimin politik e kishte nisur një vit më parë. Kishte një vit që e kishte bërë kërkesën, nuk e kishte lënë për në momentin e fundit.

Tradhtia që është bërë ndaj zotit Ahmetaj, është se ne do të garantojmë se nuk do të shkosh në burg, të mbash imunitetin që gëzon.

Beqaj është një tjetër standard i SPAK. Ne nuk presim që dy njerëz të jenë njësoj në veti, por ne këtë kërkojmë që standardi i SPAK nuk është njëlloj.

Për zotin Beqaj, nuk janë gjetur para të përfituara nga koncensioni i sterilizimit, kjo është e vetmja gjë që e mban prokurorin duar lidhur.

Beqaj flitet për korrupsion galopant, me sterilizimin. A e ka bërë punën SPAK me të njëjtin standard si me Ahmetaj, Lefter Kokën? Unë mendoj se nuk është i njëjti standard.

Në standardet e tjera SPAK ka vendosur arreste. Nëse sot flasim për zyrtarë që mbrohen politikisht me prokurorë të caktuar brenda SPAK, këtu çalon çështja.

Standardi Dumani ka treguar që iu është futur zyrtarëve brenda në shtëpi, kemi dhe standardet e prokurorëve të tjerë të cilët mund të kenë presione politikisht.

Ndaj zotit Berisha ka dhe procedime të tjera hetimore, ku emri i kryetarit të PD përmendet e zeza mbi të bardhë.

Për vrasjen e shekullit të Azem Hajdari, zoti Berisha është kërkuar me ngulm dhe nuk është paraqitur.”

Lidhur me rastin e kryebashkiakut të Kukësit, Llabani tha se Safeti Gjici ka qenë viktimë e një skenari të mirëmenduar, rrotull të cilit vijnë shumë personazhe të njohur, jo vetëm mediatik, por edhe politikë.

“Interesa të caktuara e kanë çuar zotin Gjici deri në këtë histori komediane.

Është rast i paprecedentë, që një zyrtar i një niveli të tillë të shkojë në qeli për një vepër të tillë dhe akuzë të tillë.

Aq më tepër kur dëshmia e vajzës thotë se unë jam detyruar të bëjë një vepër të tillë.

Mendoj se ka qenë një skenar për ta djegur përfundimisht.

A është morali i dënueshëm? Se gjyqi publik ju bë Gjicit!

Në SPAK kemi individë që përdoren politikisht personave që duhet t’u shërbejnë, dhe ky është rasti Gjici.

Nuk ka lidhje me shpërdorim detyre, se në fund të fundit kur të merrte një tender do e bënte një punë.”, tha Llabani.