Ballina Kronika U mbyt në ujërat e lumit Mat, gjendet i pajetë trupi i...

U mbyt në ujërat e lumit Mat, gjendet i pajetë trupi i të moshuarës (Emri)

65
0

Një 86-vjeçarare është gjetur e pajetë mesditën e sotme në ujërat e lumit Mat.

Dave Gjeci dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet.

“Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.