Ballina Aktualitet Durrës/ Vajza 3 vjeçe bie nga kati i shtatë, transportohet në spital...

Durrës/ Vajza 3 vjeçe bie nga kati i shtatë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

132
0

Durrës/ Vajza 3 vjeçe bie nga kati i shtatë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

‘Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.’, thuhet në njoftimin e policisë.