Ballina Bota Muaji i Madhërishëm, Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë gjestin human për punonjësit...

Muaji i Madhërishëm, Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë gjestin human për punonjësit e sektorit privat për Ramazan

44
0

Punonjësit e sektorit privat në Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë ulje të orëve gjatë orarit të punës gjatë muajit të Ramazanit.

Kështu, punonjësit e sektorit privat në të gjithë vendin që zakonisht punojnë tetë deri në nëntë orë në ditë, do të gëzojnë një reduktim prej dy orësh në orarin e tyre ditor të punës gjatë muajit të shenjtë mysliman.

Në një deklaratë të postuar në X, e njohur më parë si Twitter, ministria (MHRE) tha: “Në përputhje me kërkesat dhe natyrën e punës së tyre, kompanitë mund të aplikojnë modele pune fleksibël ose në distancë brenda kufijve të orarit të punës ditore gjatë Ramazanit”.