Ballina Politika Nuk pranoi vendin në kryesi nga Bardhi, ja deputetja që u dha...

Nuk pranoi vendin në kryesi nga Bardhi, ja deputetja që u dha ultimatumin Foltoristëve

0
38

Jorida Tabaku nuk u shfaq në selinë e PD, as pas ofertës se Foltoristëve, për ta afruar.

Deputetja demokrate nuk e ka thënë fjalën e saj, nëse do e pranojë apo jo postin që i afrohet, ai i anëtares në Kryesi, por mungesa e saj nuk lë shumë vend për interpretim.

Flamur Noka propozoi pakten e tij të posteve të reja për grupin Bardhi, fillmisht në Kryesinë e Rithemelimit. Por ai që ishte praktikisht emërim i Bardhit dhe i

Gjekmarkajt në postet e nënkryetareve, nuk u prit krah hapur nga të gjithë dhe mbledhja pati diskutimet gati 3 orëshe.

Sipas një vendimi unanim, vendimarrja u vendos që të merret tek Këshilli Kombëtar, që u mblodh menjeherë dhe ndryshimet në statut shkuan si propozim të kryetarit, pra Berishës.

Disa prej anëtarëve te këshillit u shprehën kundër, edhe në prani të Bardhit e Gjekmarkajt, e deputetëve të tjerë. Por zërat ishin më të pakët se ata që ngritën dorën dhe bën Bardhin, Gjekmarkajm, Ervin Salianji, Dhurata Çupin, Ferdinand Xhaferrja, Helidon Bushati, pjesë e përkohshme e Kryesisë së Foltores.