Ballina Opinion Qeveria e trajton çështjen e Sigurisë Kombëtare si spektakël

Qeveria e trajton çështjen e Sigurisë Kombëtare si spektakël

89
0

Nga Edvin Kulluri 

Meqenëse mazhoranca ka miratuar në Kuvend Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, disa aspekte duket se janë kritike! Të miratosh një dokument strategjik dhe ta zbatosh atë janë 2 gjëra të ndryshme.

Së pari, ky dokument ka kaluar në heshtje pavarësisht nga rrëmuja e krijuar nga një pjesë e opozitës në Kuvend, ç’ka ka pamundësuar një debat serioz për këtë çështje kritike.

Së dyti, nuk dimë se në ç’nivel është zbatuar Strategjia e mëparshme e miratuar në vitin 2014! Rezulton se për shembull, detyrimi për te përgatitur Strategjinë e Forcës Detare nuk është përmbushur në 10 vite!

Së treti, dy komponentë thelbësore të Sigurisë Kombëtare si Siguria Ushqimore dhe Energjetike në 11 vite të qeverisjes socialiste kanë mbetur në vendnumëro. Asnjë investim serioz në burime të reja të energjisë elektrike nuk rezulton të jetë realizuar. Sa për AKU, dihet publikisht që as nuk i afrohet standardeve të kërkuara.

Së katërti, askush nuk thotë se në ç’nivel qeveria shqiptare ka financuar deri tani Forcën e Luftimit dhe sa është mbështetur ngritja e saj nga partneret. Qeveria shqiptare pavarësisht nga mbështetja bujare e SHBA, ka patur detyrimin të financojë ndjeshëm Forcën Tokësore.

Së pesti, Mbrojtja Civile përmes ish BMR nuk është rritur ne kapacitete trajnimi, stërvitjeje dhe pajisjeje.

Së gjashti, para se të flasin për Force Rezerviste, duhej qe te garantohej plani i rekrutimit. Rezulton se ka një boshllëk te madh mes nevojës për personel ushtarak dhe rekrutimeve sidomos në vitin që lamë pas.

Strategjitë në letër dhe rritja e kapaciteteve të FA janë 2 gjëra të ndryshme, por mesa duket “modeli fasade” vazhdon të dominoje mendësinë e qeverisjes se Rilindjes! Për më tepër që korrupsioni është një “gërryes” i besimit ne FA. Ashtu siç propozimi i PD për alokimin e 50 milionë eurove për mbështetjen e FSK nuk ka marrë ende një përgjigje, ç’ka janë shenja se çështja e Sigurisë Kombëtare trajtohet me shumë si spektakël se sa si detyre themelore e një qeverie!

*Edvin Kulluri, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike