Ballina Sport Sa para pritet të përfitojë Shqipëria nga baza e NATO-s në Kuçovë?

Sa para pritet të përfitojë Shqipëria nga baza e NATO-s në Kuçovë?

96
0

Një ditë më parë u hap zyrtarisht baza e NATO-s në Kuçovë. Inaugurimi i kësaj baze u bë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tregoi në një intervistë për Euronews Albania se cilat janë përfitimet ekonomike për vendin nga ky i investim i NATO-s.

Ai tregoi se gjatë periudhës që u punua në këtë bazë u hapën 150 vende të reja pune, ndërsa përfitimi vjetor nga shtimi i investimeve të huaja pritet të jetë rreth 130 mln euro.

“Për ndërtimin e bazës së Kuçovës u futën 50 mln euro para të NATO, që nuk dihen saktësisht për çfarë janë investuar, 5,3 mln euro janë para të qeverisë sonë. 150 vendetë reja pune u hapën që nga fillimi i punimeve deri sot. Jemi në nivele të përfitimit vjetor krahas komunitetit të zonës edhe të ekonomisë sonë se një bazë aktive e NATO të ndihmon edhe më shumë se etiketa vend anëtar i NATO.

Përfitimi vjetor nga shtimi i investimeve të huaja pritet 130-135 mln euro në vit, kjo është shifra e parashikuar. Jemi në vendin e katërt në botë për nivelin e përfitueshmërisë, menjëherë sa u bëmë vend anëtar i NATO na u rritën menjëherë investimet e huaja direkte”, tha eksperti.