Ballina Kosovë Tragjike/ Humb jetën ushtari i KFOR-it në Kosovë

Tragjike/ Humb jetën ushtari i KFOR-it në Kosovë

135
0

Një ushtar i KFOR-it i cili ka shërbyer në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit ka ndërruar jetë në gjumë.

Mediat në Kosovë raportojnë se nuk dihen ende rrethanat e sakta të vdekjes së ushtarit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të vdekjes së ushtarit të KFOR-it.

Për vdekjen e bashkëkombësit të tij, ngushëllime ka shprehur edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Ozkan Ulutash.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha ai.

Bëhet e ditur po ashtu se edhe familjarët e të ndjerit tashmë e kanë marrë lajmin.