Ballina Kronika Të shtëna me armë në Rrile të Lezhës, një i plagosur në...

Të shtëna me armë në Rrile të Lezhës, një i plagosur në gjendje të rëndë. Kush është 54-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në Lezhë

114
0

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur.

Personi që u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës është 54-vjeçari Agron Puka.

Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët.

Për momentin ndodhet në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve Puka ka marrë një plumb në krahun e tij.