Ballina Rajoni Arrestohet trafikanti shqiptar i sendeve antike në Greqi

Arrestohet trafikanti shqiptar i sendeve antike në Greqi

80
0

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, teka do të trafikonte disa sende antike. Ai është arrestuar në Vatondas në ishullin Evia. Një informacion anonim çoi në arrestimin e tij dhe zbulimin e sendeve antike që do të trafikoheshin.

Në makinë iu gjetën 38 monedha dhe 8 objekte antike. Ato u ekzaminuan nga një arkeolog, i cili u shpreh se objektet përfshihen në listën e sendeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe përbëjnë objekte me vlera të rëndësishme historike dhe arkeologjike.

Monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €.

Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit.

Dimitris Christodoulou, drejtor i Eforatit të Antikiteteve Evia, deklaroi se monedhat duhet të jenë ruajtur në një enë balte hermetike të gjetur brenda varrit, ndërsa 22 monedha tregojnë Aleksandrin e Madh dhe Zeusin.