Ballina Sport ​Balotelli vazhdon me “çmenduritë” e tij

​Balotelli vazhdon me “çmenduritë” e tij

71
0

Mario Balotelli nuk është i panjohur për veprimet e tij të çuditshme dhe sulmuesi italian ka frikësuar bashkëlojtarët e tij në Adana Demirspor duke hedhur fishekëzajrre në zhveshtore.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili u kthye në klubin turk për një periudhë të dytë në shtator, ka një histori shakash absurde dhe të papritura, si kur ai ndezi një sërë fishekzjarre në banjën e tij gjatë kohës së tij në Manchester City.

Balotelli vendosi të bënte shaka me shokët e tij të Adana Demirspor, duke hedhur një fishekzjarr në dhomën e zhveshjes, gjë e cila shkaktoi panik por edhe të qeshura në dhomë.