Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një burrë goditi me thikë dy gra në një universitet në qytetin perëndimor të Guadalajara.
Sulmuesi u identifikua si një burrë rreth 20 vjeç.
Ai hyri në kampusin e Centro Universitario UTEG duke mbajtur një thikë dhe një sëpatë, të cilat i përdori për të thyer dritaret.
“Nuk kishte asnjë arsye, asnjë motiv të dukshëm” për sulmin, tha prokurori, duke shtuar se ai sulmoi personat e parë që pa.
Gjatë sulmit është plagosur edhe një burrë. Policia ka arrestuar sulmuesin dhe po heton gjithashtu lidhjet e tij me një grua tjetër që u gjet e vdekur në një hotel në të njëjtën ditë.
Të paktën 852 raste të femicideve u regjistruan vitin e kaluar në vendin e rrënuar nga dhuna, sipas shifrave zyrtare.