Ushtaraku i lartë, Dritan Demiraj, ka shprehur mbështetje për Princ Lekën, pas përplasjeve të këtij të fundit me ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia.
Në një status në rrjetet sociale, Demiraj flet me superlativa për Princ Lekën, të cilin e quan një djalë të edukuar dhe të mençur.
Ushtaraku, i cili punon prej më shumë se 5 vitesh në Pallatin Mbretëror, hedh poshtë akuzat e Elia Zaharias për diplomat e falsfikuara, teksa thotë se Princ Leka ka përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake “Royal Military Academy Sandhurst”.
Ai deklaron se Princi është një prind i përkushtuar, një familjar i përkushtuar dhe një djalë shumë besnik, që ka dashuri të madhe ndaj kombit shqiptar.
“Me Princ Lekën kam miqësi të ngushtë familjare për më shumë se 22 vite.
Gjithashtu kam pasur privilegjin që të punoj ngushtë më shumë se 5 vjet në familjen mbretërore.
Gjatë këtyre viteve kam drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shumë disiplina. Për tri vite me radhë Princi me shumë përkushtim stërvitej çdo ditë nga 5 orë për të kaluar me sukses një nga Akademitë Ushtarake më të mira dhe të vështira në botë ‘Royal Military Academy Sandhurst’, të cilën na bëri krenar pasi e përfundoi me shumë sukses.
Te Princ Leka krejt ndryshe nga shumë të njohur të tjerë kam parë një djalë super të edukuar dhe të mençur.
Një prind të përkushtuar si askush tjetër, një djalë shumë besnik dhe të përkushtuar ndaj familjes, shokëve dhe me dashuri të madhe ndaj kombit shqiptar”, thekson Dritan Demiraj.