Ballina Sport Europa League/ Roma dhe Liverpool ‘shkatërrojnë’ rivalët, me një këmbë në çerekfinale!...

Europa League/ Roma dhe Liverpool ‘shkatërrojnë’ rivalët, me një këmbë në çerekfinale! Leverkusen shmang humbjen e parë sezonale

95
0

Europa League është në raundin e 1/8 me ndeshjet e para. Kjo e enjte sportive filloi në 18:45, aty ku u shënuan “lumë golash”. Te fitorja dolën Roma dhe Liverpool që bindën. Barazim 2-2 për Leverkusen, që vetëm në shtesë shmangu humbjen e parë sezonale me golin e Patrick Schick.

Në “Olimpico” Roma mundi 4-0 Brighton dhe duket se janë me një këmbë në çerekfinale. Për italianët Dybala dhe Lukaku u kujdesën të shënonin në pjesën e parë, para se Mancini dhe Cristante të “vulosnin” duelin. Javën që vjen Roma udhëton në Londër me katër gola avantazh dhe kalimi më tej është thuajse i sigurt.

Në Çeki, Sparta e Pragës u duk e vogël përballë kryesuesve të Premier League. Liverpool fitoi 1-5 kundër vendasve të Qazim Laçit dhe Indrit Tucit. Të dy shqiptarët morën minuta në pjesën e dytë. McAllister hapi rrugën e suksesit për të kuqtë në minutën e gjashtë, para se Nunez të shënonte dopietë në pjesën e parë. Më pas Luiz Diaz dhe Szoboszlai shënuan në fraksionin e dytë. Për miqtë autogoli i Bradley ishte “flamuri” i sfidës. Njëjtë si Roma, edhe Liverpool duket me një këmbë në çerekfinale.

Në Baku të Azerbajxhanit, Qarabag barazoi 2-2 me Bayer Leverkusen. Benzia dhe Juninho shënuan për vendasit në pjesën e parë, teksa djemtë e Xabi Alonsos barazuan me Uirtz dhe Schick. Sulmuesi çek gjeti rrjetën vetëm në shtesën e dytë duke bërë që kryesuesit e Bundesligës të shmangnin humbjen e parë sezonale.