Ballina Europë ​Femicidi, 120 gra janë vrarë në Itali më 2023

​Femicidi, 120 gra janë vrarë në Itali më 2023

125
0

Gjatë vitit të kaluar, 120 gra janë vrarë në Itali, sipas një raporti të publikuar të enjten nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale të Ministrisë së Brendshme një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Gruas e cila shënohet të premten.

Në raport thuhet se mbi gjysma e grave, 64-vjeç, u vranë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.

Sipas raportit një e katërta e vrasjeve ishin kryer nga fëmijët e viktimave, djali në 89% të rasteve.

Dhuna me bazë gjinore është një çështje kryesore në Itali pas një serie të gjatë femicidesh, duke përfshirë vrasjen e studentes 22-vjeçare Giulia Cecchettin nga ish i dashuri i saj vitin e kaluar, në një rast që tronditi kombin.