Tre persona janë vënë në pranga në Fier pasi mbanin pistoleta ‘Glock Austria 9 mm në ambiente publike.Prokuroria e Fierit regjistroi procedim penal për B.K., B.A., dhe R.K., mbi bazën e materialeve të referuara nga DVP e Fierit.
Armët janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, u kërkua nga gjykata vënia e këtyre personave nën masën e sigurimit pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se ata kishin konsumuar një vepër penale.
Ndërkohë Prokuroria po vijon hetimet në lidhje me përfshirjen e personave të tjerë apo fakteve të tjera penale që mund të jenë konsumuar.