Ballina Politika “Gëzuar 7 Marsin mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve”, Meta mesazh: Meritoni trajtim dinjitoz,...

“Gëzuar 7 Marsin mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve”, Meta mesazh: Meritoni trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta

72
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka uruar festën e 7 Marsit mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

Meta, në një postim në rrjetet sociale shkruan “një urim i veçantë për të gjithë ata që sot janë në pension, por që aq shumë i kanë dhënë arsimit dhe edukimit të brezave”.

Ai thekson se mësuesit meritojnë mirënjohje dhe respekt, si edhe të trajtohen në mënyrë dinjitoze me paga e pensione të larta.

“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë! ????????

Një urim i veçantë për të gjithë ata që sot janë në pension, por që aq shumë i kanë dhënë arsimit dhe edukimit të brezave!

Mirënjohje dhe respekt përjetë! Ju nuk meritoni vetëm lule dhe fjalë të bukura, por sa më parë një trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta”, shkruan Meta.