Manchester City është për të 7-in vit radhazi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Një sukses i jashtëzakonshëm për “qytetarët”, që janë kampionët në fuqi të këtij turneu.
Guardiola ka thënë pas kualifikimit të mbrëmshëm se klubi nuk besonte te fitimi I Ligës së Kampionëve në momentin kur ai u emërua trajner.
Kreu i pankinës shpjegon suksesin e tij, të cilin e quan thjesht një proces që kërkonte kohën e duhur për t’u zbatuar.
“Kur erdha te Mançester Siti, klubi nuk e besonte se mund të fitonim Ligën e Kampionëve.
Është çështje kohe, një proçes. Shumë trajnerë nuk kanë kohë, por ne na dhanë kohë.
Meritat i shkojnë klubit që e pranuan proçesin. Tani jemi një skuadër që beson se mund të fitojë Ligën e Kampionëve.
Mund të garojmë me Realin e Madridit dhe me Bajernin e Mynihut. Jemi aty (në çerekfinale) për të 7-in vit radhazi dhe kjo është impresionuese”, ka thënë Pep Guardiola.